LIGJËRATË E HAPUR

10 Prill 2026
SHARE

Fakulteti i Arteve, Universiteti i Prishtinës, në bashkëpunim me studiuesen e njohur të artit, znj. Suzana Varvarica Kuka, organizon një ligjëratë të hapur me titull:

"Kurimi i artit pamor, Sfida e artistit"

16 prill 2026
Ora 11:00
Salla e Mbledhjeve
Fakulteti i Arteve, Universiteti i Prishtinës

Ftojmë studentët dhe stafin akademik të Fakultetit të Arteve të marrin pjesë në këtë bashkëbisedim, i cili trajton zhvillimet bashkëkohore në fushën e kurimit dhe raportin e tij me krijimin artistik. Ligjërata trajton rolin e kuratorit në kontekstin institucional, qasjet aktuale kuratoriale, si dhe sfidat me të cilat përballet artisti në këtë realitet.

Fakulteti i Arteve