Më 16 prill 2026, në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, u mbajt ligjërata e hapur “Kurimi i artit pamor, Sfida e artistit” nga studiuesja e artit Suzana Varvarica Kuka.
Aktiviteti u zhvillua në një ambient të mirëfilltë akademik, në prani të studentëve dhe stafit mësimor, dhe u karakterizua nga një bashkëbisedim i hapur dhe substancial, që mundësoi shkëmbim të drejtpërdrejtë të ideve dhe perspektivave mbi zhvillimet bashkëkohore në kurim, rolin e kuratorit dhe ndërveprimin e tij me praktikën artistike.
Ligjërata kontribuoi në mënyrë të ndjeshme në thellimin e mendimit kritik dhe në konsolidimin e diskursit akademik, duke riafirmuar rëndësinë e kurimit si një dimension thelbësor i artit bashkëkohor dhe i formimit profesional në fushën e arteve.
Fakulteti i Arteve



