DIALOG ARTISTIK NDËRKOMBËTAR: EKSPOZITË NË POLONI

20 Prill 2026
SHARE

Profesorët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, Prof. Xhevdet Pantina dhe Prof. Asst. Suad Rama, kanë ekspozuar veprat e tyre artistike në hapësirat e Budynek X, Wydział Architektury, Politechnika Śląska në Gliwice, Poloni.

Ekspozita u realizua në një kontekst ndërkombëtar dhe në një ambient profesional, duke ofruar një platformë prezantimi dhe dialogu mbi praktikat bashkëkohore të artit pamor. Punimet e ekspozuara reflektojnë kërkimin artistik dhe qasjen individuale të autorëve në raport me zhvillimet aktuale të artit.

Ky prezantim përbën një kontribut të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e Fakultetit të Arteve dhe në promovimin e krijimtarisë së stafit akademik në një kontekst evropian.

Fakulteti i Arteve