Ylli Daklani, student i kompozimit, fitues i çmimit kryesor në "Krakow International Composers Festival"

26 Shkurt 2024
SHARE

Ylli Daklani, student i kompozimit në nivelin Master, klasa e prof. asoc. Drinor Zymberi, shpallet fitues i çmimit kryesor në garën "Krzystof Penderecki International Competition for Young Composers" në kuadër të festivalit "Krakow International Composers Festival në Krakovë, Poloni.

Vepra fituese e Daklanit, e titulluar "Musical clicks, whistles and knocks" u vlerësua në konkurencë ndërkombëtare nga aplikues të vendeve të ndryshme si: SHBA, Austri, Poloni, Suedi, Ukranië, Kinë, Britani e madhe, Francë etj.

Juria e përbërë nga: Marcel Chyrzynski (Kryetar jurie), Zbigniew Bargielski (Poloni), Ivan Buffa (Slovaki), Federico Gardella (Itali), Goska Isphording (Poloni-Holandë) dhe Wojciech Widlak (Poloni), vlerësoi dhe dy kompozitorë tjerë: Filip Goldanowski (Poloni) me veprën "October-abschied" dhe Otto Wanke (Austri) me veprën "Breathings".