Menaxhmenti i Fakultetit te Arteve kryesuar nga dekani, Prof Dr. Hazir Haziri dhe Prof Asoc. Besar Zahiti, prodekan, Prof. Ismet Sijarina, shef i programit Regji Filmi, dhe Prof. Ass. Genc Rezniqi, koordinator, në kuadër të edicionit të sivjetem të Berlinales, patën një numër të konsiderueshëm takimesh në kuadër të European Film Market kur ndër të tjera vlenë të përmendet takimi i gjatë dhe miqësor me znj. Ellen Winn Wendl.
Në këtë takim, u diskutuan në detaje bashkepunimi që Fakulteti i Arteve synon të ketë me eQuinoxe Europe, me idenë që studentët e Arteve Dramatike, dhe jo vetëm, të përfitojnë nga një trajnim tre ditor, të cilin synojmë ta organizojmë në kuader të Universitetit Veror 2024.
Dekani Haziri dhe Znj. Winn Wendl, u dakorduan që të punojnë intenzivisht në muajt në vijim, në mënyrë që, organizmi i kësaj punëtorie të jetë në niveli të lartë, në pajtim me standardet që kanë te dya institucionet.