Pjesemarrja e studentëve tanë në një varg aktivitetesh dhe performancash

06 Qershor 2024
SHARE

Pak nga shume suksese dhe arritjet e jashtëzakonshme të studentëve tanë gjatë vitit akademik që lamë pas. 

Nje vit plot aktivitete, performanca të dalluara dhe punëtori të frytshme, të cilat kanë kontribuar në zhvillimin e gjithanshëm të studentëve tanë. 

Po i ndajmë disa nga arritjet tona me ju:

Pjesemarrja e studentëve tanë në një varg aktivitetesh dhe performancash, duke përfituar nga ekspertiza e profesorëve të njohur ndërkombëtarë dhe vendorë. Këto aktivitete kanë ofruar mundësi të vlefshme për të mësuar nga profesionistët më të mirë dhe për të zhvilluar talentet e tyre artistike dhe akademike.

Falë programeve të ndryshme të shkëmbimit, studentët dhe profesorët tanë kanë pasur mundësinë të ndajnë përvojat dhe njohuritë e tyre me institucionet akademike të njohura ndërkombëtare. Këto shkëmbime kanë pasuruar përvojën e tyre akademike dhe kanë hapur dyer të reja për bashkëpunime ndërkombëtare.

Një nga bashkëpunimet tona të suksesshme e cila po vazhdon edhe sot eshte ajo me Chopin Piano Fest, një festival i njohur që nje rendesi te madhe i kushton edhe  promovimit te artisteve te rinj, si dhe ngritjen profesionale te tyre permes masterklaseve me emrat te njohur te skenes performuese boterore. 

Studentët tanë kanë arritur suksese të mëdha në gara të njohura botërore kesaj radhe ne vacanti ato per kompozim, duke sjellë në shtëpi çmime të rëndësishme. Këto arritje janë një dëshmi e punës së palodhur dhe pasionit të studentëve dhe profesoreve tane.

Me këto arritje, ne përfunduam këtë vit akademik, të motivuar për të vazhduar me projekte edhe më të mëdha në të ardhmen. Jemi të përkushtuar të mbështesim dhe promovojmë sukseset e studentëve tanë, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim dhe avancim akademik.

Studente dhe profesore te dashur, suksese në rrugëtimin tonë te perbashket!

Fakulteti i Arteve, DAM

 

 

 

 

Ylli Daklani, student i kompozimit, fitues i çmimit kryesor në "Krakow International Composers Festival"