
Fakulteti i Arteve i Universiteti i Prishtinës i informon profesorët, studentët, artdashësit dhe publikun e gjerë se më 25 shkurt 2026, në Galerinë e Fakultetit të Arteve, do të inaugurohet ekspozita ndërkombëtare e fotografisë:
“Selaniku në fund të shekullit të XIX dhe fillim të shekullit të XX: Jeta shoqërore dhe kulturore”
(“Thessaloniki in the Late 19th and Early 20th Centuries: Social and Cultural Life”),
e organizuar në bashkëpunim me Zyrën Greke në Kosovë.
Ekspozita prezanton një përzgjedhje fotografish origjinale të shekullit XIX, të cilat dokumentojnë jetën urbane, shoqërore dhe kulturore të Selanikut në një periudhë me rëndësi të veçantë historike. Materialet e ekspozuara kanë vlerë të lartë historike dhe dokumentare, duke kontribuar në thellimin e studimit të trashëgimisë vizuale dhe në nxitjen e dialogut ndërkulturor.
Hapja zyrtare e ekspozitës do të bëhet në ora 12:00.