Thirrje për aplikim – Erasmus+ (mobilitet për studentë)

27 Shkurt 2026
SHARE

Ju njoftojmë se është hapur thirrja për aplikim për mobilitetin e studentëve në kuadër të programit Erasmus+.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë sipas udhëzimeve dhe afateve të shpallura.

ICM Mobility, Fakulteti i Arteve-UP , Studentët IN

“Shkolla verore mbi filmin”

Ky program mobiliteti synon të mundësojë ndarjen e përvojave midis studentëve nga Fakulteti i Arteve, përkatësisht programit Arteve Dramatike Bachelor (6 specializimet: Regji filmi dhe tv-aktrim-produksion-kamerë dhe montazhe-dramaturgji dhe skenar filmi etv-dizajn skene dhe kostumografi- dhe ESMAD.

Do të ketë shfaqje të filmave të prodhuar nga studentët e të dy shkollave, si dhe pjesëmarrje në Festivalin e Filmit të Shkurtër Vila do Conde, një ngjarje në të cilën ESMAD është partner. Studentët pritet të marrin pjesë në punëtori të mbajtura gjatë ngjarjes.

Shkolla e Medias, Arteve dhe Dizajnit nga Universiteti Politektnik i Portos dhe Fakulteti i Arteve i UP janë Partnerë Erasmus+ që nga viti 2023, në kuadër të Programit Ndërkombëtar të Mobilitetit të Kreditit. Ky partneritet tashmë lejoi shkëmbimin e profesorëve dhe anëtarëve të stafit. Bashkëpunimi tani do të shtrihet tek studentët.

• periudha e mobilitetit e planifikuar për korrik 2026 në Vila do Conde

 Do të përcaktohen 5+2 ditë udhëtimi. Festivali zhvillohet midis 17 dhe 26 korrikut

informacion në lidhje me mbulimin financiar në kuadër të programit Erasmus+

Çdo student do të marrë shumën prej 984 €

Mobiliteti është planifikuar të përfshijë 7 studentë

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët:

- Certifikata e notave/transkripta (në gjuhën angleze);

- CV (në gjuhën angleze);

- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);

- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);

- Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin

akademik);

- Certifikata e njohjes së gjuhës angleze (minimumi niveli B1 e preferueshme B2).

- Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 9.00.

 

Thirrja është e hapur deri me datë 6.3.2026 .

Luteni që dokumentet e kompletuara t’i dërgoni të skanuara në një dokument të vetëm në PDF, në email adresën[email protected], në subject të shkruhet emri i thirrjes.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.