Ju njoftojmë se Departamenti i Muzikës - Fakultetit i Arteve hap thirrje për aplikim për mobilitet të stafit akademik në Universitetin e Splitit, Kroaci, në kuadër të programit Erasmus+ (KA131), për thirrjen e vitit 2025.
Kjo thirrje është e dedikuar ekskluzivisht për staf akademik dhe nuk zbatohet për studentë apo staf joakademik.
Afati i aplikimit
Afati për dorëzimin e aplikimeve është i hapur nga data 09 mars 2026 deri më 19 mars 2026.
Llojet e mobilitetit
Në kuadër të kësaj thirrjeje ofrohen këto lloje mobiliteti:
- Mobilitet për mësimdhënie
- Mobilitet për trajnim akademik, duke përfshirë edhe aktivitete të strukturuara akademike të organizuara nga institucioni pritës
Kohëzgjatja dhe realizimi i mobilitetit
- Të gjitha mobilitetet në kuadër të kësaj thirrjeje mund të realizohen deri më 31 korrik 2027.
- Mobiliteti mund të fillojë jo më herët se katër (4) muaj pas muajit të aplikimit, dhe vetëm pas publikimit të vendimit zyrtar për përzgjedhjen e kandidatëve.
- Nga ky rregull përjashtohen aktivitetet e strukturuara akademike, të cilat mund të realizohen dy (2) muaj pas muajit të aplikimit.
Kushte të veçanta
- Stafi akademik që ka realizuar mobilitet Erasmus+ për trajnim në kuadër të thirrjeve të vitit 2021 ose më pas, në aplikimet e ardhshme duhet të aplikojë për mobilitet për mësimdhënie. Ky rregull nuk zbatohet në rastet kur mobiliteti zhvillohet si pjesë e një aktiviteti të strukturuar akademik.
- Programi i aktivitetit duhet të jetë qartë i përcaktuar dhe i përfshirë në aplikim.
Dokumentet e nevojshme për aplikim
Aplikimi bëhet vetëm në formë elektronike. Kandidatët duhet të ngarkojnë të gjitha dokumentet e mëposhtme në një dokument të vetëm, në formatin PDF, sipas rendit të përcaktuar:
- CV (në gjuhën angleze);
- Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale);
- Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
- Një dokument që jeni staf i Universitetit të Prishtinës;
- Kërkohet të keni njohuri të gjuhës angleze (minimumi niveli B2).
Aplikimet në formë fizike nuk pranohen dhe nuk dërgohen me postë!
Mënyra e aplikimit
Për të aplikuar në këtë thirrje, luten kandidatët që dokumentet e kompletuara t’i dërgojnë të skanuara në një dokument të vetëm në PDF, në email adresën: [email protected], në subject të shkruhet emri i thirrjes.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.