Fakulteti i Arteve, Universiteti i Prishtinës me datë 09 Mars 2026 ka hapur thirrje për Mobilitet të Stafit Akademik në kuadër të programit Erasmus + (KA131), në Universitetin e Splitit – Kroaci.
Afati i dorëzimit të aplikimeve ka qenë i hapur nga data 09 Mars 2026 deri më 19 Mars 2026.
Në kuadër të thirrjes publike janë përcaktuar dokumentet e nevojshme për aplikim.
Pas datës së mbylljes së afatit të përcaktuar për aplikim, komisioni ad-hoc për menaxhimin e thirrjes së hapur në nivel të Fakultetit të Arteve, në takimin e mbajtur ka konstatuar se ka aplikuar vetëm një kandidat.
Vendim: Pas shqyrtimit të aplikacionit, Komisioni ka konstatuar se kandidati i cili ka aplikuar nuk ka dorëzuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm sipas kritereve të përcaktuara në thirrjen e hapur.
Komisioni për Mobilitet të Stafit Akademik – FA
-
Kryetar – Prof. Valbona Rexhepi / Prodekane për Arte Vizuale, Ndërkombëtarizim dhe Zhvillim Akademik
-
Anëtar – Prof. Asoc. Dr. Zeni Ballazhi / Prodekani i Arte Dramatike, për Mësimdhënie dhe Çështje të studentëve
-
Anëtar – Prof. Asoc. Florita Raifi / Prodekan për Arte Muzikore