Komisioni ad-hoc për menaxhimin e thirrjes së hapur, për mobilitet të stafit akademik të Fakultetit të Arteve
Vendim për përzgjedhjen e kandidatëve për mobilitet të stafit akademik
Fakulteti i Arteve në Universitetin e Prishtinës ka rihapur thirrjen për mobilitet të stafit akademik më 24 prill 2026, në kuadër të programit Erasmus+ (KA131), në bashkëpunim me Universitetin e Splitit, Kroaci.
Afati për aplikim ka qenë i hapur nga data 24 prill 2026 deri më 28 prill 2026. Në thirrjen e rihapur janë specifikuar qartë të gjitha dokumentet e nevojshme për aplikim.
Pas përfundimit të afatit të aplikimit, komisioni ad hoc përgjegjës për menaxhimin e thirrjes është mbledhur dhe ka konstatuar se kanë aplikuar dy kandidatë.
Vendim:
Pas shqyrtimit të aplikacioneve të dorëzuara, Komisioni ka konstatuar se kandidatët:
- Prof. asoc. Rreze Kryeziu Breznica
- Prof. Lule Elezi
kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në thirrje.
Në përputhje me këtë, Fakulteti i Arteve miraton pranimin e kandidatëve të lartpërmendur për realizimin e mobilitetit të stafit akademik në kuadër të programit Erasmus+ (KA131) në Universitetin e Splitit, Kroaci.
Komisioni për Mobilitet të Stafit Akademik – FA
- Kryetar-Prof. Valbona Rexhepi / Prodekane për Arte Vizuale, Ndërkombëtarizim dhe Zhvillim Akademik
- Anëtar-Prof. Asoc. Zeni Ballazhi / Prodekan i Arte Dramatike, për Mësimdhënie dhe Çështje të studentëve
- Anëtar-Prof. Asoc.Florita Raifi / Prodekan për Arte Muzikore