Përmbledhje e programit

Programi Bachelor në Arte Vizuale (BA)

Informacion Thelbësor

  • Niveli i studimit: Bachelor (BA)
  • Kohëzgjatja: 4 vite (240 ECTS)
  • Institucioni: Fakulteti i Arteve, Universiteti i Prishtinës
  • Departamenti: Artet e Bukura
  • Forma e studimit: Me kohë të plotë
  • Gjuha e studimit: Gjuha shqipe

Çfarë ofron programi?

Programi Bachelor në Arte Vizuale ofron:

  • Formim të integruar artistik dhe profesional në artet vizuale;
  • Zhvillim të praktikës krijuese dhe mendimit kritik;
  • Punë intensive në studio dhe mentorim individual;
  • Përgatitje për angazhim profesional dhe studime të avancuara.

Pse të studioni në Departamentin e Arteve të Bukura?

Studimi në Departamentin e Arteve të Bukura ofron një përvojë të strukturuar akademike dhe krijuese, e cila mbështet zhvillimin e studentëve në nivel artistik, profesional dhe kritik.

  • Program i akredituar dhe i harmonizuar me standardet evropiane (ESG, EQF);
  • Qasje mësimore e bazuar në praktikë (studio-based learning) dhe mentorim individual;
  • Infrastrukturë akademike që përfshin atelie, galeri dhe laboratorë multimedialë;
  • Integrim i praktikës profesionale gjatë gjithë ciklit të studimit;
  • Mundësi për mobilitet ndërkombëtar dhe bashkëpunim akademik;

Karriera dhe rezultatet e studimit

Të diplomuarit e programit angazhohen në fusha të ndryshme të praktikës artistike dhe profesionale, duke përfshirë krijimtarinë individuale, institucionet kulturore, industrinë kreative dhe projektet ndërdisiplinore.

Departamenti mbështet zhvillimin e karrierës përmes përfshirjes së studentëve në aktivitete ekspozuese, projekte artistike dhe bashkëpunime akademike, duke krijuar bazë për zhvillim të qëndrueshëm profesional dhe artistik.

Dimensioni Ndërkombëtar dhe Zhvillimi Profesional

Programi Bachelor në Arte Vizuale është i orientuar drejt ndërveprimit me kontekstin ndërkombëtar të arsimit artistik dhe praktikave bashkëkohore në art. Përmes kurrikulës dhe aktiviteteve akademike, studentët ekspozohen ndaj zhvillimeve aktuale në artin bashkëkohor, metodologjive ndërkombëtare të edukimit artistik dhe praktikave ndërdisiplinore.

Programi zhvillon kompetencat profesionale të studentëve përmes pjesëmarrjes në projekte artistike, ekspozita, aktivitete kërkimore dhe forma të ndryshme të bashkëpunimit akademik dhe kulturor.

Mjedisi Akademik dhe Infrastrukturor

Departamenti ofron një mjedis të zhvilluar akademik dhe krijues, i cili mbështet procesin e të nxënit dhe zhvillimin artistik të studentëve.

  • Atelie dhe hapësira pune të dedikuara për praktikën artistike;
  • Galeria e Fakultetit si platformë për ekspozim dhe prezantim publik;
  • Studio dhe laboratorë multimedialë për praktika bashkëkohore;
  • Hapësira për punë individuale dhe projekte kolektive;

Ky mjedis mundëson eksperimentim, zhvillim profesional dhe ndërveprim të vazhdueshëm ndërmjet studentëve dhe stafit akademik.