Pikturë (BA)

Përmbledhje e Specializimit

Specializimi Pikturë (BA) ofron një formim universitar të strukturuar dhe bashkëkohor në praktikën e pikturës, i ndërtuar mbi punën intensive në studio, zhvillimin e mendimit vizual dhe reflektimin kritik. Programi integron njohuritë teorike me procesin krijues, duke i udhëhequr studentët drejt ndërtimit gradual të identitetit të tyre artistik dhe profesional.

Qëllimi i Specializimit

Qëllimi i specializimit është të formojë artistë të rinj me kompetenca të qëndrueshme teknike, konceptuale dhe reflektuese në fushën e pikturës, të aftë të zhvillojnë praktikë të pavarur artistike dhe të angazhohen në kontekste profesionale, kulturore dhe arsimore.

Rezultatet e të Nxënit

Në përfundim të studimeve, studenti i specializimit Pikturë (BA) është në gjendje të:

  1. Shpjegoj parimet bazë dhe të avancuara të pikturës, kompozicionit dhe përdorimit të ngjyrës;
  2. Kuptojë karakteristikat e materialeve dhe teknikave të pikturës në kontekst historik dhe bashkëkohor;
  3. Aplikojë teknika të ndryshme të pikturës në mënyrë të vetëdijshme dhe funksionale;
  4. Zhvillojë kompozicione vizuale me strukturë dhe koherencë konceptuale;
  5. Analizojë dhe vlerësojë veprën artistike përmes diskutimit kritik dhe reflektimit estetik;
  6. Realizojë projekte të pavarura në pikturë, në nivelin bachelor;
  7. Prezantojë punën artistike në formë profesionale përmes portfolios dhe ekspozimit.

Metodologjia e Mësimdhënies

Procesi mësimor zhvillohet përmes punës në studio, mentorimit të vazhdueshëm dhe angazhimit në projekte praktike, të shoqëruara me analiza dhe diskutime kritike.

Metodat e Vlerësimit

Vlerësimi realizohet në mënyrë të vazhdueshme dhe të kombinuar, duke përfshirë:

  • Vlerësimin e procesit krijues;
  • Vlerësimin e projekteve dhe veprave përfundimtare;
  • Prezantime dhe diskutime kritike;
  • Portfolio artistike dhe dokumentim vizual.

Metodat e vlerësimit janë të harmonizuara me rezultatet e të nxënit dhe kreditë ECTS.

Struktura e Specializimit

Specializimi në Pikturë është pjesë integrale e programit Bachelor (240 ECTS) dhe mbështetet në një kombinim të lëndëve të përbashkëta dhe atyre studio. Programi fokusohet në zhvillimin e shprehjes artistike individuale, teknikave bashkëkohore dhe qasjeve konceptuale në pikturë.

Pikat Kryesore të Specializimit

  • Punë intensive dhe e vazhdueshme në studio të pikturës;
  • Mentorim i drejtpërdrejtë nga staf akademik i specializuar;
  • Zhvillim i identitetit artistik individual;
  • Lidhje me praktika bashkëkohore dhe kontekste ekspozuese;
  • Integrim i praktikës profesionale gjatë gjithë studimeve.

Mundësitë e Karrierës

Të diplomuarit në Pikturë (BA) janë të përgatitur për të vepruar si:

  • Artistë të pavarur vizualë;
  • Piktorë dhe krijues në institucione kulturore;
  • Bashkëpunëtorë në galeri, qendra arti dhe projekte ekspozuese;
  • Edukatorë dhe asistentë në fushën e artit dhe edukimit vizual;
  • Profesionistë në sektorët kreativë dhe kulturorë;

si dhe për vazhdimin e studimeve në nivelin master.

Provimi Pranues

Struktura e Provimit Pranues

Dita I – Vizatim

  • Portret ose figurë (model i gjallë);
  • Vlerësohen: raportet, proporcioni, forma, ndriçimi dhe kompozicioni.

Dita II – Pikturë

  • Realizim i një pikture sipas temës së caktuar nga komisioni;
  • Vlerësohen: përdorimi i ngjyrës, kompozicioni, shprehja në pikturë dhe ndjeshmëria vizuale.

Intervistë / Ese

  • Intervistë e shkurtër / ese motivuese;
  • Vlerësohen: motivimi për studime, interesi për artin dhe orientimi artistik.