Dizajn Grafik dhe Multimedia (BA)

Përmbledhje e Specializimit

Specializimi Dizajn Grafik dhe Multimedia (BA) ofron formim universitar bashkëkohor në fushën e komunikimit vizual, duke integruar dizajnin grafik me media digjitale dhe praktika multimediale. Specializimi bazohet në punën intensive në studio, zhvillimin e mendimit vizual dhe konceptual, si dhe në ndërthurjen e imazhit, tekstit, formës dhe medias si mjete shprehëse artistike.

Qëllimi i Specializimit

Qëllimi i specializimit është të formojë studentë me kompetenca të zhvilluara artistike, konceptuale dhe vizuale në fushën e dizajnit grafik dhe multimedial, të aftë të konceptojnë, zhvillojnë dhe artikulojnë projekte të komunikimit vizual në kontekste artistike, kulturore dhe edukative, si dhe të ndërtojnë bazë të qëndrueshme për zhvillim të mëtejmë akademik dhe profesional.

Rezultatet e të Nxënit

Në përfundim të studimeve, studenti i specializimit Dizajn Grafik dhe Multimedia (BA) është në gjendje të:

  1. Shpjegojë parimet themelore dhe bashkëkohore të komunikimit vizual dhe dizajnit grafik;
  2. Kuptojë rolin e imazhit, tekstit, formës dhe medias digjitale në ndërtimin e mesazhit vizual;
  3. Aplikojë parime të dizajnit grafik, multimedial dhe të modës në projekte krijuese;
  4. Zhvillojë ide dhe koncepte vizuale përmes procesit të dizajnit dhe inovacionit krijues;
  5. Analizojë dhe vlerësojë projekte të dizajnit grafik dhe multimedial përmes reflektimit kritik;
  6. Realizojë projekte të pavarura të komunikimit vizual me koherencë konceptuale dhe vizuale;
  7. Prezantojë punën krijuese në formë profesionale përmes portfolios profesionale dhe prezantimeve publike.

Metodologjia e Mësimdhënies

Mësimdhënia bazohet në punën në studio, projekte tematike, mentorim individual dhe grupor, si dhe në kritikë të strukturuar akademike. Procesi mësimor integron praktikën krijuese me reflektimin teorik, duke nxitur zhvillimin e mendimit kritik, eksperimentimin vizual dhe artikulimin e qëllimshëm të ideve në forma grafike dhe multimediale.

Metodat e Vlerësimit

Vlerësimi realizohet në mënyrë të vazhdueshme dhe përfshin:

  • Vlerësimin e procesit krijues dhe progresit në studio;
  • Vlerësimin e projekteve grafike dhe multimediale;
  • Prezantime dhe diskutime kritike;
  • Portfolio artistike dhe dokumentim të projekteve.

Metodat e vlerësimit janë të harmonizuara me rezultatet e të nxënit dhe kreditë ECTS të përcaktuara në kurrikulë.

Struktura e Specializimit

Specializimi në Dizajn Grafik dhe Multimedia ndërthur një bërthamë të përbashkët akademike me orientimin e hershëm të studentëve drejt njërit nga tre drejtimet: Dizajn i Inovacionit, Dizajn i Komunikimit ose Dizajn i Modës.

Pikat Kryesore të Specializimit

  • Integrim i dizajnit grafik me media digjitale dhe multimediale;
  • Zhvillim i komunikimit vizual dhe mendimit konceptual;
  • Përfshirje e dizajnit të komunikimit, inovacionit dhe modës si fusha krijuese;
  • Punë e strukturuar dhe intensive në studio dhe mentorim akademik;
  • Përgatitje për prezantim profesional të projekteve dhe portfolios profesionale.

Mundësitë e Karrierës

Të diplomuarit në Dizajn Grafik dhe Multimedia (BA) janë të përgatitur për të vepruar si:

  • Krijues dhe bashkëpunëtorë në projekte të komunikimit vizual;
  • Dizajnerë grafikë dhe multimedialë në kontekste kulturore dhe kreative;
  • Ilustratorë dhe autorë vizualë;
  •  Asistentë dhe bashkëpunëtorë në institucione kulturore, media dhe organizata kreative;

si dhe për vazhdimin e studimeve në nivelin Master në fushat e arteve vizuale dhe dizajnit.

Provimi Pranues

Struktura dhe Kërkesat

Dita I – Detyrë vizuale / kompozicion

  • Realizim i një detyre vizuale ose kompozimi sipas temës së caktuar nga komisioni;
  • Vlerësohen: perceptimi dhe organizimi vizual, kompozicioni dhe raportet ndërmjet elementeve; aftësia për komunikim vizual përmes imazhit.

Dita II – Detyrë nga dizajni grafik

  • Realizim i një detyre nga fusha e dizajnit grafik dhe komunikimit vizual, detyra mund të përfshijë elemente të dizajnit të komunikimit, dizajnit të inovacionit dhe dizajnit të modës, sipas temës së përcaktuar;
  • Vlerësohen: kreativiteti dhe ideja, artikulimi vizual i idesë, kuptimi i gjuhës grafike dhe multimediale.

Ese / Intervistë

  • Ese motivuese / intervistë e shkurtër;
  • Vlerësohen: motivimi për studime në dizajn grafik dhe multimedia, orientimi krijues dhe interesimi për komunikimin vizual si praktikë artistike.