Profili dhe Koncepti i Programit
|
▶ Misioni i Programit
|
Misioni i programit është të ofrojë arsim cilësor në artet vizuale, duke zhvilluar artistë dhe profesionistë me mendim kritik, aftësi krijuese dhe përgatitje për praktikë të pavarur dhe kontekste profesionale. |
|
▶ Vizioni i Programit
|
Programi synon të afirmohet si një mjedis akademik bashkëkohor dhe referencial në fushën e arteve vizuale, që formon individë krijues, kërkimorë dhe inovativë, të aftë për të kontribuar në zhvillimet artistike, kulturore dhe shoqërore në nivel vendor dhe ndërkombëtar. Vizioni i tij mbështetet në avancimin e praktikës artistike si proces reflektues dhe kritik, në ndërlidhje të vazhdueshme me kontekste bashkëkohore dhe ndërdisiplinare. |
|
▶ Filozofia, Struktura dhe Koherenca e Programit Artet Vizuale (BA)
|
Programi Bachelor në Arte Vizuale është konceptuar si një strukturë e integruar që lidh praktikën artistike, reflektim kritik dhe zhvillimin profesional. Ai bazohet në qasjen student-centered dhe në mësimin përmes praktikës (studio-based learning), duke mbështetur zhvillimin progresiv të kompetencave artistike, nga formimi bazë deri te praktika autoriale e strukturuar dhe e artikuluar në kontekste bashkëkohore. Struktura e programit siguron koherencë ndërmjet lëndëve, specializimeve dhe rezultateve të të nxënit, në përputhje me standardet evropiane të arsimit të lartë. |