Objektivat e Programit

Ky program synon që studentët:

●        Të zhvillojnë aftësi të avancuara artistike dhe krijuese në fushën e arteve vizuale;

●        Të përvetësojnë mendim kritik dhe analitik për të interpretuar dhe reflektuar mbi praktikat artistike bashkëkohore;

●        Të ndërtojnë kompetenca profesionale për punë të pavarur dhe bashkëpunim në mjedise artistike dhe kreative;

●        Të përdorin në mënyrë efektive teknologjinë dhe mjetet bashkëkohore në procesin krijues dhe prezantimin.