Pranimi në Program
Procesi i pranimit zhvillohet në përputhje me rregulloret e Universitetit të Prishtinës dhe shpallet përmes thirrjes zyrtare vjetore.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret akademike të përcaktuara dhe t’i nënshtrohen provimit pranues, i cili vlerëson aftësitë artistike, perceptimin vizual dhe potencialin krijues.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim përfshin:
- Formularin e aplikimit
- Dëshminë e përfundimit të shkollimit paraprak
- Dokumente identifikimi
- Materiale shtesë sipas kërkesave të konkursit
Informata të detajuara publikohen çdo vit në faqen zyrtare të Universitetit.
▶ Shiko Thirrjen Zyrtare për Pranim