Skulpturë (MA)

Përmbledhje e Specializimit

Specializimi në Skulpturë (MA) fokusohet në zhvillimin e praktikave tridimensionale dhe ndërhyrjeve hapësinore, duke integruar eksperimentimin material, mendimin konceptual dhe qasjet kritike bashkëkohore. Puna në studio mbështet kërkimin mbi formën, hapësirën dhe marrëdhënien e veprës me kontekstin publik, institucional apo komunitar. Studimi ndërtohet mbi logjikën e projektit të pavarur, ku procesi, dokumentimi dhe artikulimi kritik janë pjesë e të njëjtit standard akademik. Programi përmbyllet me ekspozitë finale dhe tezë.

Qëllimi i Specializimit

Të zhvillojë praktikë të avancuar tridimensionale dhe hapësinore, të bazuar në kërkim konceptual dhe eksperimentim material.

Rezultatet e të Nxënit

Pas përfundimit të specializimit në Skulpturë (MA), studenti është në gjendje të:

  1. Zhvillojë projekte të nivelit të avancuar në Skulpturë dhe instalacion, të bazuara në kërkim konceptual.
  2. Analizojë në mënyrë kritike marrëdhëniet ndërmjet formës, hapësirës, materialit dhe kontekstit shoqëror.
  3. Eksperimentojë dhe sintetizojë metoda dhe materiale bashkëkohore tridimensionale.
  4. Vlerësojë ndikimin hapësinor, perceptiv dhe konceptual të veprës skulpturore.
  5. Krijojë ndërhyrje hapësinore komplekse që reflektojnë pjekuri artistike dhe profesionale.
  6. Artikulojë procesin dhe kornizën teorike të projekteve skulpturore në nivel master.
  7. Prezantojë dhe justifikojë projektin final në mjedise profesionale dhe akademike.

Metodologjia e Mësimdhënies

Metodologjia e mësimdhënies fokusohet në zhvillimin e praktikës në skulpturë përmes punës në studio, eksperimenteve me materiale dhe formë, si dhe mentorimit të vazhdueshëm. Studentët përfshihen në projekte të avancuara që eksplorojnë marrëdhënien ndërmjet objektit, hapësirës dhe kontekstit, të mbështetura nga analiza kritike dhe reflektim teorik.

Metodat e Vlerësimit

Proces studio, projekte, prezantime, projekt final me ekspozitë dhe reflektim teorik.

Struktura e Specializimit

Studio e avancuar skulpture, kërkim artistik, projekt final.

Pikat Kryesore të Specializimit

Forma tridimensionale, instalacion, kontekst hapësinor, ekspozitë finale.

Mundësi profesionale dhe karrierë

  • Artist/e skulptor/e (studio practice + instalacion)
  • Autor/e instalacioneve dhe veprave për hapësira publike
  • Dizajnues/e ekspozitash dhe zgjidhjesh hapësinore (me bazë në dizajn ekspozitash)
  • Menaxher/e projektesh artistike (planifikim, buxhetim, realizim)
  • Koordinator/e prodhimi për projekte skenografike/instalative (ndërdisiplinar)
  • Kurator/e ose asistent/e kuratorial në galeri/muze
  • Konsulent/e për realizime tridimensionale në industri kreative