Ilustrim dhe Vizatim (MA)

Përmbledhje e Specializimit

Specializimi në Ilustrim dhe Vizatim (MA) forcon vizatimin si gjuhë analitike dhe krijuese, dhe ilustrimin si praktikë bashkëkohore të komunikimit vizual. Studenti zhvillon projekte të pavarura të mbështetura në hulumtim, duke përpunuar narrativën vizuale, konceptin, ritmin e imazhit dhe qartësinë komunikative. Kurrikula e përgatit studentin për të punuar në standarde të larta akademike e profesionale: proces, portfolio, prezantim publik dhe reflektim kritik. Programi përmbyllet me ekspozitë finale dhe tezë.

 

Qëllimi i Specializimit

Të zhvillojë vizatimin dhe ilustrimin si praktika të avancuara artistike dhe komunikative.

 

Rezultatet e të Nxënit

Pas përfundimit të specializimit në Ilustrim dhe Vizatim (MA), studenti është në gjendje të:

  1. Zhvillojë vizatimin si praktikë të pavarur dhe të avancuar artistike.
  2. Analizojë marrëdhëniet ndërmjet narracionit vizual, konceptit dhe komunikimit.
  3. Sintetizojë kërkimin artistik me praktika bashkëkohore të ilustrimit.
  4. Vlerësojë efektivitetin komunikues dhe estetik të projekteve vizuale.
  5. Krijojë projekte narrative vizuale komplekse në nivel master.
  6. Artikulojë procesin dhe qëllimin artistik në mënyrë të argumentuar dhe kritike.
  7. Prezantojë projektin final në kontekst profesional dhe akademik.

Metodologjia e Mësimdhënies

Metodologjia e mësimdhënies përqendrohet në zhvillimin e aftësive të avancuara në ilustrim dhe vizatim përmes projekteve të strukturuara dhe praktikës së vazhdueshme në studio. Programi integron kërkimin vizual, narrativën grafike dhe qasjet bashkëkohore të ilustrimit, të mbështetura nga mentorimi individual dhe analiza kritike e punës.

Metodat e Vlerësimit

Vlerësimi përfshin procesin, projektet ilustrative, prezantimet dhe projektin përfundimtar.

Struktura e Specializimit

Studio e avancuar, kërkim dhe projekt final.

Pikat Kryesore të Specializimit

Narracion vizual, vizatim konceptual, ekspozitë finale.

Mundësi profesionale dhe karrierë

  • Ilustrator/e (editorial, kulturë, projekte të porositura)
  • Artist/e i/e pavarur (vizatim, seri, ekspozita)
  • Autor/e i projekteve vizuale narrative (publikime, platforma digjitale)
  • Specialist/e në zhvillim koncepti e vizualizim për projekte ndërdisiplinore
  • Kritik/e arti / shkrimtar/e kulturor
  • Kurator/e / asistent/e kuratorial (me kompetenca ekspozimi dhe menaxhimi)
  • Koordinator/e projektesh në sektorin kulturor dhe kreativ