Dizajn Grafik dhe Multimedia (MA)
| ▶ Përmbledhje e Specializimit |
Specializimi në Dizajn Grafik dhe Multimedia (MA) përqendrohet në komunikimin vizual të avancuar dhe zgjidhjet multimediale, duke integruar dizajnin me mjetet dhe platformat digjitale. Përmes projekteve studio, mentorimit dhe komponentëve të teknologjive bashkëkohore (p.sh. AR/VR, animacion, dizajn interaktiv), studenti zhvillon kompetenca për të konceptuar, ndërtuar dhe prezantuar projekte komplekse në standard profesional. Programi mbyllet me projekt final me ekspozitë/prezantim dhe tezë që e mbështet në aspekt teorik punën krijuese. |
| ▶ Qëllimi i Specializimit |
Të avancojë kompetencat në komunikimin vizual dhe dizajnin multimedial bashkëkohor. |
| ▶ Rezultatet e të Nxënit |
Pas përfundimit të specializimit në Dizajn Grafik dhe Multimedia (MA), studenti është në gjendje të:
|
| ▶ Metodologjia e Mësimdhënies |
Metodologjia e mësimdhënies bazohet në zhvillimin e projekteve komplekse në dizajn grafik dhe multimedia, duke integruar konceptin, teknologjinë dhe komunikimin vizual. Programi përfshin punë në studio, projekte praktike, bashkëpunime ndërdisiplinore dhe analizë kritike të zgjidhjeve kreative në kontekst profesional dhe bashkëkohor. |
| ▶ Metodat e Vlerësimit |
Vlerësimi përfshin procesin, projektet e dizajnit, prezantimet dhe projektin përfundimtar. |
| ▶ Struktura e Specializimit | Studio e avancuar dizajni, kërkim dhe projekt final. |
| ▶ Pikat Kryesore të Specializimit | Komunikim vizual, multimedia, projekte profesionale. |
| ▶ Mundësi profesionale dhe karrierë |
|