Rezultatet e të Nxënit të Programit
Pas përfundimit të Programit Master në Arte Vizuale, studenti do të jetë në gjendje të:
- Zhvillojë dhe demonstrojë njohuri të avancuara teorike dhe kritike në fushën e arteve vizuale dhe praktikave bashkëkohore artistike;
- Konceptojë dhe realizojë projekte artistike komplekse, të bazuara në kërkim artistik dhe qasje konceptuale;
- Integrojë teori, metodologji dhe praktikë në zhvillimin e një praktike artistike të pavarur dhe të artikuluar;
- Analizojë në mënyrë kritike diskurset bashkëkohore artistike dhe kulturore në kontekst lokal dhe ndërkombëtar;
- Zhvillojë një qasje të strukturuar kërkimore në art, duke përdorur metoda bashkëkohore të kërkimit artistik dhe teorik;
- Artikulojë dhe mbrojë në mënyrë profesionale konceptet dhe projektet artistike përmes prezantimeve, shkrimit akademik dhe ekspozimit publik;
- Eksperimentojë me media dhe forma të ndryshme shprehjeje artistike në funksion të zhvillimit të një identiteti të veçantë artistik;
- Menaxhojë projekte artistike dhe procese krijuese në mënyrë të pavarur dhe profesionale;
- Angazhohet në praktika ndërdisiplinore dhe bashkëpunime artistike në kontekste të ndryshme;
- Reflektojë në mënyrë kritike mbi praktikën personale dhe zhvillimin profesional në një perspektivë afatgjatë;
- Kontribuojë në zhvillimin e diskursit artistik përmes kërkimit, publikimit dhe praktikës artistike.