Kujt i drejtohet Programi
Programi Master në Arte Vizuale u drejtohet:
- Të diplomuarve në programe bachelor katërvjeçare në artet vizuale;
- Studentëve që synojnë thellimin e ekspertizës artistike dhe kërkimin e avancuar në profile specifike;
- Individëve të interesuar për role profesionale dhe udhëheqëse në fushën e artit, kulturës dhe industrive kreative.
Programi kërkon angazhim të lartë akademik, autonomi krijuese dhe gatishmëri për punë kërkimore dhe reflektim kritik.