Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës fton stafin akademik, studentët dhe publikun që më 09.06.2026 të vizitojnë Ekspozitën Tradicionale të Fundvitit të Studentëve, e cila organizohet në përmbyllje të vitit akademik 2025/2026 dhe prezantohet në hapësirat e Fakultetit nga ora 11:00.
Ekspozita sjell para publikut punën njëvjeçare të studentëve, procesin e tyre krijues dhe zhvillimin artistik të arritur gjatë vitit akademik. Veprat e prezantuara dëshmojnë për përkushtimin, kërkimin vizual, eksperimentimin dhe ndjeshmërinë individuale të studentëve në kuadër të procesit mësimor dhe artistik.
Ky aktivitet përbën një moment të rëndësishëm akademik dhe krijues për Fakultetin e Arteve, duke e kthyer punën studentore në një hapësirë të hapur komunikimi me komunitetin universitar dhe publikun e gjerë.