Shuhet intelektuali i shquar dhe profesori universitar, prof.Nebih Muriqi

25 Korrik 2024
SHARE

I ndjeri ka lindur më 1943 në Portëz,Shqipëri. 1969 diplomoi  në Akademinë e Arteve  Aplikative (Piktura monumentale) në Beograd.

Në vitin 1975 u zgjodh mësimdhënës në Fakultetin e Arteve të Prishtinës për lëndën Akti i mbrëmjes ku edhe u pensionua si profesor i rregult.

Veprat e ti gjenden në shumë koleksione te ndryshme ,galeri dhe muze të artit

Prej vitit 1968 ka hapur disa ekspozita personale dhe shumë ekspozita kolektive në vend dhe jasht vendit.Botoi disa libra me poezi dhe prozë.

“Kontributi i tij i pashoq për zhvillimin e artit, kritikës së artit si dhe përpilues i disa teksteve shkollore në lëminë e artit  do të mbahet mend dhe do të shërbejë si motivim për gjeneratat në vijim.