Të dashur studentë,
Ju njoftojmë se më 10 qershor 2025, në ora 11:00, në hapësirat e Fakultetit të Arteve, do të hapet Ekspozita Tradicionale e Fundvitit, një ngjarje që shënon përmbylljen e vitit akademik përmes prezantimit të krijimtarisë suaj artistike.
Ju ftojmë që të angazhoheni aktivisht, në bashkëpunim me profesorët përkatës, në përgatitjen e hapësirave mësimore që do të shfrytëzohen si ambiente ekspozimi. Secila klasë dhe secili profil do të prezantojë punimet e studentëve në përputhje me lëndët dhe drejtimin studimor.
Ky është momenti juaj për të ndarë me publikun, kolegët dhe komunitetin artistik rezultatet e punës suaj gjatë vitit.
Faleminderit për përkushtimin dhe kreativitetin që keni dëshmuar gjatë këtij viti. Le ta përmbyllim së bashku këtë kapitull me dinjitet, pasion dhe profesionalizëm.
Me respekt,
Menaxhmenti i Fakultetit të Arteve