Nga data 13-19 qershor 2023 në Kalamaria (Selanik) të Greqisë, Kosovën e përfaqësoi Prof. Muhamet Ahmeti-Metis në Simpoziumin Ndërkombëtarë të Artit, duke marrë pjesë në mesin e 28 shteteve te botës. Gjatë kësaj ngjarjeje arti u zhvilluan një seri aktivitetesh duke përfshirë krijimin e nga dy veprave për ekspozim, diskutime, vizita dhe ceremoni te ndryshme nga qyteti nikoqir. Përfaqësimi i shtetit tonë me flamur dhe promovime të tjera në mesin e shumë shteteve të tjera në Greqi ishte nderë dhe kënaqësi edhe për Fakultetin e Arteve dhe Universitetin tonë në përgjithësi.