Katër profesorë të Fakultetit të Arteve, të cilët janë laureatë të Konkursit kombëtar për realizimin e Himnit të Policisë së Kosovës, u nderuan për krijimtarinë e tyre artistike me Plaketën e 25-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, me ç’rast u pritën në një takim solemn nga Drejtori i Përgjithshëm, kolonel Gazmend Hoxha dhe stafi i tij.
Me plaketa për krijimtari autoriale artistike u nderuan:
Drinor Zymberi, për kompozimin e Himnit të Policisë së Kosovës
Emin Z. Emini, për shkrimin e Tekstit të Himnit të Policisë së Kosovës,
Valton Beqiri, për kompozimin e Marshit të Policisë së Kosovës dhe,
Edon Ramadani, për dirigjimin e orkestrës në premierën e intonimit të Himnit të Policisë së Kosovës.