Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e mbajtur me datë 10 mars 2022, ka aprovuar raportin e Komisionit për ndarjen e bursave universitare për studentët tanë, për vitin akademik 2021/22.
Këshillë juridike: Studentët që nuk janë në mesin e përfituesve dhe të cilët konsiderojnë se kanë pasur të drejtë përfitimi të bursës universitare, kanë të drejtë ankese tek komisioni përkatës brenda afatit prej shtatë ditësh nga dita e publikimit. Ankesat duhet të dorëzohen në ndërtesën e Rektoratit të UP-së, në zyrën numër 19.
Universiteti i Prishtinës i përgëzon studentët përfitues të bursës, për suksesin e arritur.