THIRRJE E HAPUN për punëtori dramaturgjike në Prishtinë

16 Janar 2023
SHARE

 


 

 

Punëtori dramaturgjike

Boarding Pass Plus 

The East Side of the Stage

Kush mund të aplikojë: shkrimtarët e rinjë, artistët e teatrit, aktivistët e përfshimë në çështje të ambientit,
gazetarë e të tjerë.

Datat e punëtorisë: 13-18 Shkurt

Rreth punëtorisë:

Qëllimi i përgjithshëm i projektit asht me e ngritë profilin profesional artistik të njerëzve që punojnë në sektorin e arteve performuese përmes shkëmbimit dhe bashkëpunimit me dramaturgë ndërkombëtarë. Projekti parashesh ndërtimin e nji rrjeti të rezidencave dramaturgjike bashkëpunuse mes Italisë dhe shteteve të Ballkanit me fokus tek grupet studentore (nga universitet e ndryshme, por edhe nga qendra tjera jo-universitare), dramaturgë të rinj, qytetarë, ambientalistë, të të gjitha moshave.

Nji punëtori dramaturgjike do të mbahet në Prishtinë (teatri Oda) nga 13 - 18 Shkurt prej orës 15:00 - 20:00. Fokusi tematik do të jetë ngrohja globale dhe pjësmarrësit do të punojnë së bashku me dramaturgën italiane Sonia Antinori në shkrimin e dramave me temën në fjalë. Në fund, me datën 18 shkurt, programi do të përmbyllet më lexime skenike të teksteve të krijueme gjatë punëtorisë, para audiencës.

Të interesuemit ftohen me u regjistru për pjesëmarrje në rezidencën/punëtorinë dramaturgjike përmes dërgimit të nji letre motivuese të shkurtër dhe nji CV-je, në e-mail adresën: [email protected]

Pjesëmarrësit duhet të kenë njohuni bazike në gjuhën angleze (niveli A2).

Pjesëmarrja në punëtori asht pa pagesë.

Afati për aplikim asht me datën 11 Shkurt 2023 deri në ora 24:00.

Nëse dëshironi informata shtesë ju lutem konsultohuni në webfaqen e Qendrës Multimedia:
www.qendra.org.

Projekti 'THE EAST SIDE OF THE STAGE' financohet nga Ministria e Kulturës e Italisë brenda thirrjes
'BOARDING PASS PLUS' dhe zhvillohet në partneritet me 'Mediterranean Academy of the Actor of
Lecce'; 'Malte association of Ancona'; 'Mittelfest of Cividale del Friuli'; 'the Alibi association of Tricase';
Qendrën Multimedia nga Prishtina, (Kosovë), Produkcja-ITI nga Shkupi (Maqedonia Veriore), ATK nga
Elbasani (Shqipëri), ATAC nga Podgorica (Mali i zi), UUU nga Beogradi (Sërbi).

Prishtinë, 12 Janar 2023