Bursat studimi të ofruara nga Qeveria italiane për studentët e huaj dhe italianë që banojnë jashtë vendit

28 Prill 2025
SHARE

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar (MAECI) ofron bursa studimi për studentët e huaj dhe italianë me banim jashtë vendit (IRE) për Vitin Akademik 2025-2026, me qëllim nxitjen e bashkëpunimit në fushën kulturore, shkencore dhe teknologjike, projeksionin e sistemit ekonomik të Italisë në botë dhe përhapjen e njohurive të gjuhës dhe kulturës italiane (Ref. Ligji 288/55 dhe ndryshimet dhe modifikimet e mëvonshme).

Bursa mbulon vetëm ndjekjen e studimeve në territorin italian.

Thirrja dhe lista e shteteve përfituese (përfshirë Kosovën) gjenden në faqen e mëposhtme: https://studyinitaly.esteri.it/ListaBandi.

Kandidatët mund të aplikojnë vetëm përmes portalit Study in Italy.

Aplikimet online duhet të dorëzohen patjetër deri më 16 maj 2025, në orën 14:00 (sipas orës italiane)

 

Njoftimi inga ambasada: https://ambpristina.esteri.it/sq/news/dall_ambasciata/2025/04/borse-di-studio-offerte-dal-governo-italiano-per-studenti-stranieri-e-italiani-residenti-allestero-ire/