Sot, në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, përfaqësuesi i FTF - Besim Ugzmajli dhe dekani i Fakultetit të Arteve - Hazir Haziri, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi mes palëve. Kjo marrveshje parasheh zgjerimin e programit konkurues në FTF me shfaqje studentore si kategori e veçantë si dhe promovimin e shfaqjeve e provimeve studentore në skena të tjera alternative, përkatësisht në skenën e dedikuar për studentë nga FTF për këtë edicion.