Në Galerinë e Fakultetit të Arteve është hapur një ekspozitë kolektive e profesorëve të këtij fakulteti.
Në vijim të aktiviteteve të programit të saj vjetor, Galeria e Fakultetit të Arteve, së bashku me profesorët nga departamenti i arteve vizuale, kanë konceptuar dhe organizuar këtë ekspozitë kolektive në muajin e festave të nëntorit si dhe me qellim të paraqitjes së krijimeve të tyre tek audienca vendore.
Përzgjedhja dhe konceptet e veprave artistike janë nga opusi i veprave personale të profesorëve si punime artistike nga piktura, vizatimi, skulptura, grafika, dizajni, artet konceptuale e mediat e reja.
Në fjalën e hapjes, dekani i Fakultetit të Arteve, prof. Hazir Haziri theksoi se ky aktivitet, përveç prezantimit të profesorëve, artistë të shquar, ka dhe qëllim kryesor takimin e përbashkët me stafin, studentët dhe audiencën. “Unë personalisht u jam shumë mirënjohës profesorëve për gatishmërinë e treguar për pjesëmarrje dhe me ketë rast i uroj ata për veprat e veçanta te paraqitura në ketë ekspozite”.
Në hapje të ekspozitës, fjalë rasti ka mbajtur edhe rektori i UP-se, prof. Qerim Qerimi, i cili ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për nismat dhe aktivitetet e Fakultetit të Arteve.
Në ketë rast, rektori ka falenderuar dekanin për udhëheqjen e treguar dhe stafin profesorial për shfaqjen mahnitëse të talentit të tyre te jashtëzakonshëm artistik.
Në fjalën e tij, rektori Qerimi ka deklaruar se, “si arti ne përgjithësi, edhe piktura në veçanti, përfaqëson shprehjen më reale, më mahnitëse dhe thellësisht poetike të realitetit jetësor”, duke vërejtur se arti në të vërtete nuk është luks, por në thelb një referim i domosdoshëm jetësor.
Të pranishmit i ka përshëndetur edhe ambasadori i ri Shqipërisë në Kosovë, prof. Petrit Malaj.
Ekspozita do të qëndroje e hapur deri më 15 dhjetor 2023.