Vepra e kompozitores prof. Dafina Zeqiri Nushi “Sankta Catharina” do të interpretohet në dy koncerte në Universitetin e Lund-it , Akademia Muzikore e Malmos, Suedi.

27 Shtator 2024
SHARE

Vepra do të interpretohet nga violinist i mirënjohur anglez Peter Sheppard Skærved, artist i nominuar për Grammy. Sheppard Skærved është Profesor Nderi në Kolegjin Mbretëror të Muzikës në Mançester, anëtar i Akademisë Mbretërore të Muzikës në Londër dhe studiues vizitor në Goldsmiths, Universiteti i Londrës. Ai gjithashtu jep rregullisht master klasë dhe punëtori në shkollat në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë Konservatorin Peabody, Universitetin Vanderbilt, Kolegjin Ithaca, Kolegjin Middlebury, Universitetin Cornell.

Programi muzikorë përfshinë kompozitorë/profesorë nga Suedia, Australia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe  të gjithë veprat janë të frymëzuar nga kapelja Krämarka. Vepra të reja të shkruara për violinë solo  hedhin një dritë të re në dhomë; atmosferën, akustikën, arkitekturën dhe estetikën e saj. Së bashku krijohet mundësia të përjetojmë Krämarkapelle nga këndvështrimi i kompozitorëve dhe të shijojmë interpretimet e tyre muzikore të bukurisë së mrekullueshme të kishës.

Informacione të mëtejshme:

https://www.lu.se/evenemang/konsert-med-stjarnviolinisten-peter-sheppard-skaerved-liljeforssalen

https://www.lu.se/calendar?date=2024-10-02