LAJMËRIM / ANNOUNCEMENT

12 Shkurt 2025
SHARE

Ekspozita e Përbashkët e Profesorëve të Fakultetit të Arteve dhe Universitetit Politeknik Svanska

Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës ka nderin të ftojë komunitetin akademik, studentët dhe publikun e gjerë në hapjen e ekspozitës së përbashkët të profesorëve të Fakultetit të Arteve dhe atyre të Universitetit Politeknik Svanska.

Kjo ekspozitë realizohet në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional mes dy universiteteve, me synimin për të thelluar dhe forcuar shkëmbimin akademik dhe artistik midis pedagogëve dhe studiuesve të fushës së arteve. Ky projekt synon të krijojë një platformë të përbashkët për dialogun artistik, eksperimentimin krijues dhe shkëmbimin e praktikave bashkëkohore në artin vizual.

Ekspozita do të hapet më 17 shkurt 2025, në ora 19:00, në Galerinë e Fakultetit të Arteve, në kuadër të aktiviteteve kulturore për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Nën kurimin e Prof. Xhevdet Pantinës, ekspozita do të mbetet e hapur për vizitorët për një periudhë prej një muaji, duke ofruar një hapësirë të pasur për reflektim, interpretim dhe diskutim mbi qasjet dhe konceptet bashkëkohore të artit.

Ftojmë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme akademike dhe kulturore, e cila pasqyron angazhimin e dy institucioneve për promovimin e artit dhe shkëmbimit ndërkombëtar në fushën e krijimtarisë vizuale.

Fakulteti i Arteve – Universiteti i Prishtinës

 

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Joint Exhibition of Professors from the Faculty of Arts and the Polytechnic University Svanska

The Faculty of Arts of the University of Prishtina has the honor to invite the academic community, students, and the general public to the opening of the joint exhibition of professors from the Faculty of Arts and those from the Polytechnic University Svanska.

This exhibition is realized within the framework of inter-institutional cooperation between the two universities, with the aim of deepening and strengthening academic and artistic exchange between educators and researchers in the field of arts. This project aims to create a shared platform for artistic dialogue, creative experimentation, and the exchange of contemporary practices in visual art.

The exhibition will open on February 17, 2025, at 19:00, at the Gallery of the Faculty of Arts, as part of cultural activities marking Kosovo’s Independence Day.

Curated by Prof. Xhevdet Pantina, the exhibition will remain open to visitors for a period of one month, offering a rich space for reflection, interpretation, and discussion on contemporary approaches and concepts in art.

We invite all those interested to participate in this important academic and cultural event, which reflects the commitment of both institutions to the promotion of art and international exchange in the field of visual creativity.

Faculty of Arts – University of Prishtina