“Durrës Biennale” dhe rëndësia e saj për artin bashkëkohor shqiptar

28 Prill 2025
SHARE

Më 16 prill 2025 në mjediset e Fakultetit të Arteve, pranë Universitetit të Prishtinës u mbajt një leksion i hapur (Lectio Magistralis) me temë: “Durrës Biennale dhe rëndësia e saj për artin bashkëkohor shqiptar”, nga lektori Ph.D. Oltsen Gripshi dhe njëherazi themelues i Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Durrësit.

Leksioni kishte për qëllim njohjen e studentëve me zhvillimin e Edicionit të Parë të Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Durrësit midis muajve tetor-nëntor 2024 në Durrës. Të pranishmit u njohën gjithashtu me artistët dhe veprat përfaqësuese të pavijoneve kombëtare pjesëmarrëse, interpretimin e konceptit të inteligjencës artificiale: e ardhmja hibride, praktikat e fenomenologjisë së artit bashkëkohor dhe përgatitjen për mbajtjen e edicionit të dytë BNABD-s në vitin 2026.

Kjo, sepse BNABD-ja është një ngjarje e rëndësishme artistike që promovon artin bashkëkohor shqiptar dhe atë ndërkombëtar, duke krijuar një hapësirë dialogu mes artistëve, publikut dhe historisë së qytetit bregdetar, si dhe duke nxitur zhvillimin kulturor dhe krijimtarinë e artistëve të rinj në mbarë trevat shqiptare.

Në fund ky leksion shërbeu si ftesë e hapur bashkëpunimi për përfshirjen e studentëve tanë për zhvillimin e praktikave mësimore përgjatë kohëzgjatjes së bienales në edicionin e saj të dytë, duke ngritur ura bashkëpunimin për kultivimin dhe zhvillimin e artit bashkëkohor.