Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në edicionin jubilar të 15-të të Chopin Piano Fest Prishtina 2025, i cili do të mbahet nga 8 maji deri më 9 qershor në Prishtinë.
Ky edicion i veçantë do të sjellë interpretime të muzikës klasike për piano solo dhe në formacione kamertale, nga artistë të njohur nga Kosova, Shqipëria, Polonia, Austria, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar, Sllovakia, Hungaria, Lituania, Kroacia, Luksemburgu, Italia, Franca, Kuba dhe Suedia.
Festivali do të hapet më 8 maj, në nder të Ditës së Evropës, me koncertin e pianistes së shquar polake Maria Ludwika Gabryś-Heyke. Gjatë një muaji, festivali do të ofrojë dy deri në tre koncerte në javë, me koncertin përmbyllës më 9 qershor. Të gjitha koncertet do të mbahen në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, përveç koncertit në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës, i cili do të zhvillohet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.
Të bashkëngjitur do të gjeni programin e plotë të festivalit. (Shkarko ketu Chopin PianoFEST Prishtina 2025)
Ju jeni pjesë thelbësore e arritjeve tona, dhe prania juaj është një vulë e çmuar mbi këtë kapitull të suksesshëm që po shkruajmë së bashku.
Me respekt,
Ekipi i Chopin Piano Fest Prishtina
Për përditësime dhe informacione të mëtejshme, ju ftojmë të vizitoni faqet tona në internet.