Dega e Arteve të Bukura
Departamenti i Arteve të Bukura, është program studimor më i madhi në Fakultetin e Arteve me 298 studentë aktivë, 25 profesorë me kohë të plotë, 31 profesorë me kohë të pjesshme nga Universiteti i Prishtinës dhe 13 profesorë ndihmës me kohë të pjesshme.
Programi i Arteve të Bukura, aktualisht, ofron studime në shtatë profile studimi (BA). Profilet e nivelit BA kanë 24 kredite ECTS, të ndara, në mënyrë të barabartë, ndërmjet katër viteve akademike. Gjuha e mësimdhënies në nivelin BA është gjuha shqipe.
Profilet e studimeve (BA) të akredituara në Programin e Arteve të Bukura janë:
Pikturë (BA)
Ky profil u mundëson studentëve përvetësimin e aftësive, që lidhen me krijimin dhe përdorimin e pikturës dhe mediumeve të tjera mbështetëse. Demonstrimin e aftësive për t’i inkorporuar kompozimin dhe ngjyrën me sukses, në përcjelljen e një vizioni artistik. Eksperiencë me teknika të ndryshme. Zhvillimin e terminologjisë për të kritikuar veprën e vet dhe të tjetrit.
Skulpture (BA)
Ky profil ofron materiale, teknika dhe metoda konceptuale, për të zhvilluar artin skulptural të studentëve në mënyrë praktike. Studentët do të mësojnë se si skulptura bashkëkohore po diversifikohet gjithnjë e më shumë, duke përfshirë prodhimin e objekteve dhe forma të tjera të artit hapësinor. Studentët artistë si komunikues vizual do të përdorin shumëllojshmëri qasjesh dhe qëndrimesh për të artikuluar dhe konkretizuar idetë e tyre. Ushtrimet, dhe projektet e përbashkëta, në klasë, kalojnë përmes zhvillimit të konceptit, zgjedhjes, ekzekutimit dhe prezantimit të tyre në publik.
Grafikë (BA)
Profili mundëson që studentët të angazhohen në një studim të avancuar të printimit me ngjyra dhe eksplorim të mëtejshëm të imazhit bardh e zi, duke i realizuar edhe në litografi. Ky profil do të prezantojë mundësi praktike për gravurë, ekran mëndafshi, monotip, si dhe për artet e librave, litografinë dhe shtypje të relievit. Po ashtu, njohuri dhe krijim të shkathtësive në shtypjen e shkronjave dhe aplikimet e sa,j në librat e artistëve, gjerësisht dhe tipografi. Kurset dhe temat e këtij profili përfshijnë mënyrën e shtypjes së celularit, përzierjen e bojës, shtypjen e bojës dhe procedurat e printimit.
Ilustrim dhe vizatim (BA)
Ky profil u mundëson studentëve që të zhvillojnë aftësi fizike dhe vizuale në lidhje me procesin e vizatimit dhe ilustrimit. Gjykimin e raportit, shkallën dhe marrëdhëniet hapësinore. Pastaj, përdorimin e teknikave lineare dhe tonale për të përshkruar dritën dhe hijen, si dhe formën dhe përbërjen. Llojet dhe përdorimin i materialeve të zakonshme për procesin e vizatimit dhe ilustrimit, me metoda tradicionale, por edhe bashkëkohore.)
Art Konceptual dhe Media të reja (BA)
Arti Konceptual dhe Mediat e Reja është një profil i ri, që implikon zhvendosjen e fokusit të interesit nga mediat klasike, në përpunimin e ideve dhe koncepteve të reja, si material artistik. Në këtë profil të ri, studentët do të trajnohen dhe udhëzohen se si pjesa më e rëndësishme e një vepreje artistike është ideja dhe koncepti. Gjithashtu, studentët do të mësojnë se si mediat e reja si: video, instalacioni, performanca, piktura konceptuale, skulptura konceptuale etj, tashmë janë bërë njësoj të rëndësishme si media klasike, por gjithmonë duke iu nënshtruar përparësisë së idesë dhe konceptit si "materiale" të rëndësisë parësore.
Dizajn Komunikimi (BA)
Ky profil, përmes kurseve përkatëse, i mëson studentët të organizojnë imazhe vizuale duke përvetësuar kuptimin e elementeve vizuale si: vijës, formës, tonit, teksturës dhe vëllimit. Studentët shqyrtojnë dhe zbatojnë parimet e projektimit si: përsëritja, shumëllojshmëria dhe lëvizja. Gjatë studimeve, në këtë profil, studentët do t’i mësojnë elementet bazë dhe ato të avancuara të dizajnit grafik si dhe të komunikimit, po ashtu, ata do të mesojnë edhe terminologjinë, udhëzimet, metodat dhe parimet kryesore, për t’I kompletuar veprat e ndryshme artistike, që janë lidhur me marketingun, markën dhe promovimin.
Dizajn i Inovacioneve (BA)
Profili i Dizajnit të Inovacioneve ofron një program studimor që synon të kombinoj elementet e arteve vizuale me praktikat bashkëkohore të dizajnit dhe inovacionit. Ky profil ofron një studim të thellë në teorinë dhe praktikën e dizajnit, duke përgatitur studentët për të sfiduar kufijtë e krijimtarisë dhe të teknologjisë. Profili kombinon teorinë e artit dhe dizajnit me praktikat e inovacionit, duke përfshirë lëndë si elementet e dizajnit, fenomenologji e dizajnit dhe inovacionit, fotografi, dizajn i integruar, servis dizajn, dizajni robotik dhe mekatronik, dizajnin reklamues dhe i produkteve dhe shumë të tjera. Studentët mësojnë të aplikojnë principet e dizajnit me një gamë të gjerë projektesh, që ofrojnë zgjidhje të problemeve reale në fushën e dizajnit duke u bazuar në punën ne grup, hulumtim dhe proces kreativ të punës.
Rezultatet e të nxënit korrespondojnë me Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve, të publikuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës. Rezultatet e të nxënit për diplomat BA janë në përputhje me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve (EQF) të nivelit 6.
Në vitin 2018 pati një rishikim periodik të programeve të studimit. Në të gjitha këto programe janë bërë disa ndryshime në strukturën e kurseve, rezultatet e të nxënit dhe strukturën e studimeve. Për më tepër, kurset teorike u rishikuan dhe rezultatet e tyre mësimore u ripërcaktuan. Ndryshimet pasuese hynë në fuqi në vitin akademik 2019-2020. Të shtatë profilet e studimit, në Programin e Arteve të Bukura, janë të pavarura dhe të veçanta. Megjithatë, promovohet bashkëpunimi ndërdisiplinor në të gjitha profilet BA, me kurse të përbashkëta, si në profile të ndryshme, por edhe ndërmjet programeve brenda fakultetit
Programi i Arteve të Bukura, përmban në vetvete shumë koncepte komplekse teorike dhe praktike. Si rezultat i studimeve, ato bëhen shumë më të kuptueshme me gjuhën e artit: vizatim, aplikacione të ndryshme softuerike, shenja, simbole etj. Studentët, që vijnë nga e gjithë Kosova dhe i kryejnë studimet Bachelor tek ne janë të punësuar në institucione të ndryshme anembanë Kosovës, si në shkollat fillore, të mesme dhe të larta, galeritë, muzetë, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe institucione të tjera relevante shtetërore. Profilet e këtij programi janë të vetmet e këtij lloji, në arsimin e lartë publik në Kosovë.
Ajo që e përcakton dhe e dallon arsimimin në Programin e Arteve të Bukura është:
• Që studentët të trajnohen për të punuar si krijues artistikë të pavarur, me një art të fortë vizioni;
• Që studentët të njihen me fushën profesionale të kreativitetit dhe me mundësitë, që ofron arsimimi i tyre;
• Zhvillimi i imagjinatës, të menduarit kritik, thellimi i njohurive, kreativiteti i studentëve, aftësitë bashkëpunuese dhe metodat e pavarura të punës;
• Të mësojnë të analizojnë lëndën e tyre dhe të kuptojnë materialin dhe kontekstet sociale të prekura nga praktikat e tyre të projektimit;
• Studentët t’i kuptojnë efektet sociale të praktikave të tyre artistike dhe përgjegjësinë e vet shoqërore;
• Studentët të ndërgjegjësohen për efektet e praktikave të tyre të projektimit në natyrë dhe mjedisit dhe se në artin e tyre të udhëhiqen nga vlerat dhe praktikat mjedisore;
• Që studentët të kultivojnë të menduarit kritik për projektet e tyre dhe praktikat e artit brenda në Kosovë si dhe në kontekstin ndërkombëtar.
- Interpretimi i veprës së prof. Dafina Zeqiri Nushi në Universitetin e Londrës, Goldsmith
- Ftese
- Vizita e drejtoreshës së Institutit të Historisë “Ali Hadri” në Fakultetin e Arteve
- Interpretimi i Vepres se profesoreshës Dafina Zeqiri Nushi “Sankta Catharina” - Koncert në Universitetin Wisconsin dhe VANDERBILT UNIVERSITY