Rezultatet perfundimtare për afatin Master për vitin akademik 2023/2024 në Fakultetin e Arteve
Raporti i komisionit per shqyrtimin e ankesave per provimimin pranues Master 2023/2024 ( Shkarko ketu)
Lista e studenteve që kanë përfunduar provimet diferenciale dhe që fitojnë statusin e studentëve nga viti 2023/2024 (Shkarko listen ketu)
Regjistrimi i kandidatëve të pranuar bëhet në Administratën Qendrore të UP-së (ndërtesa e Bibliotekës Universitare) më datë 16.10.2023.
Kandidatët të cilët nuk kanë arritur që të regjistrohen brenda afatit të përcaktuar, mund të regjistrohen më së voni deri më 01.11.2023 në ora 16:00.
Në qoftë se kandidati i pranuar, në afatin e caktuar, nuk i përfill të gjitha procedurat e parapara në konkurs, konsiderohet se ai/ajo ka hequr dorë nga e drejta e regjistrimit
Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
- Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili shkarkohet dhe shtypet nga faqja apliko.uni-pr.edu/
- Dy fotografi (fromati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.