Departamenti i Artit Muzikor në bashkëpunim me Ars Kosova organizuan simpoziumin- Muzika nga burimi (Music from it's source)

25 Qershor 2024
SHARE

Departamenti i Artit Muzikor në Fakulteti Arteve Universiteti i Prishtinës në bashkëpunim me Ars Kosova organizuan sot simpoziumin- Muzika nga burimi (Music from it's source) në kontekstin e bashkëkohësisë, të trajtuar nga perspektiva e kompozitorit/krijuesit muzikor, performuesit dhe dëgjuesit/publikut.

Pjesëmarrësit prezantuan dhe përballën mendimet e tyre mbi gjuhën muzikore, shprehjen, funksionin në shoqëri gjithmonë duke marrë në ekuacion tre perberesit e trekendeshit krijues, performues dhe dëgjues. Posacërisht duke kundruar dhe analizuar raportet kompozitor/performues, kompozitor/audiencë dhe primesat artistike e teorike muzikore duke identifikuar sfidat e vecanta dhe të përbashkëta si:

a) përzgjedhja e repertorit/zhanrit /stilit/gjuhës muzikore

b) gjuha muzikore e ditëve të sotme-atraktive apo refuzuese

c) aplikimi i teknologjisë bashkëkohore në proces

d) aspekti ekonomik-a mundet performuesi/kompozitori të jetojë nga profesioni dhe si?

e) edukimi muzikor i gjeneratave të reja 

Diskutimi interaktiv u përmbyll me disa rekomandime e propozime për secilën nga të 3 grupet dhe për nevojën dhe format e reja të bashkëpunimit që po aplikohen në skenat muzikore gjithandej nëpër botë.

 

-Performuesit, si ndërmjetës në mes të krijuesit dhe audiencës e kanë obligim profesional që përpos repertorit tradicional dhe trendet, t'u japin jetë edhe veprave të krijuara në ditët e sotme

-Krijuesit, kanë nevojë për njohjen e thellë apo bashkëpunimin më të afërt me performuesit gjatë krijimit të veprës, e poashtu edhe me audiencat, për të promovuar idenë/mesazhin e veprave të tyre

-Krijuesit duhet të gjejnë forma që të shquhen me uniken në raport me trendet e kohës

-Festivalet e muzikës, janë një mekanizëm që po i ndërlidhin me sukses raportet krijues-performues-dëgjues, edhe duke qenë promotorë të krijimtarisë së re muzikore.