Interpretimi i Vepres se profesoreshës Dafina Zeqiri Nushi “Sankta Catharina” - Koncert në Universitetin Wisconsin dhe VANDERBILT UNIVERSITY

21 Tetor 2024
SHARE

Vepra e profesoreshës Dafina Zeqiri Nushi “Sankta Catharina” është interpretuar më 18 Tetor në Universitetin Wisconsin-River Falls – Departamenti i muzikës, Wisconsin. 

Ndërsa sot më datë 21 Tetor në Universitetin Vanderbilt, Nashville, Tennessee.

Koncert në Ngjarje Kolokiumi “A Music in the Real World”, sponsorizohet nga Rektorati i VANDERBILT UNIVERSITY

“Knowledge Exchange Violin” projekti i Peter Sheppard Skærved , që bëjnë pjesë veprat e kompozitores Dafina Zeqiri Nushi mbështetet nga RESEARCH ENGLAND DHE AKADEMIA MBRETËRORE E MUSIKËS, LONDËR

Peter Sheppard Skærved violinist, Michael Alec Rose folës i ftuar

 Vepra do të interpretohet nga violinist i mirënjohur anglez Peter Sheppard Skærved, artist i nominuar për Grammy. Sheppard Skærved është Profesor Nderi në Kolegjin Mbretëror të Muzikës në Mançester, anëtar i Akademisë Mbretërore të Muzikës në Londër dhe studiues vizitor në Goldsmiths, Universiteti i Londrës. Ai gjithashtu jep rregullisht master klasë dhe punëtori në shkollat në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë Konservatorin Peabody, Universitetin Vanderbilt, Kolegjin Ithaca, Kolegjin Middlebury, Universitetin Cornell.

Programi muzikorë përfshinë kompozitorë/profesorë nga Suedia, Australia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe  të gjithë veprat janë të frymëzuar nga kapelja Krämarka. Vepra të reja të shkruara për violinë solo  hedhin një dritë të re në dhomë; atmosferën, akustikën, arkitekturën dhe estetikën e saj. Së bashku krijohet mundësia të përjetojmë Krämarkapelle nga këndvështrimi i kompozitorëve dhe të shijojmë interpretimet e tyre muzikore të bukurisë së mrekullueshme të kishës.

Programi: Shkarko

Transmetim i drejtpërdrejtë: Liku