Fakulteti i Arteve, Universiteti i Prishtinës, ka kënaqësinë të ju njoftojë se Profesori ynë, Xhevdet Pantina, po zhvillon një vizitë si profesor vizitor në Politechnika Śląska – Silesian University of Technology, Faculty of Architecture (Wydział Architektury), në Gliwice, Poloni.
Kjo vizitë, e realizuar në bashkëpunim me Dr. Eng. Arch. Katarzyna Rosłon-Mazgaj, është pjesë e përpjekjeve tona për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të krijuar ura të reja në fushën e arteve pamore dhe arkitekturës. Profesori Pantina, një artist i njohur me ekspertizë në pikturë dhe grafikë, po ndan përvojën dhe njohuritë e tij të pasura me studentët dhe stafin akademik të këtij institucioni prestigjioz.
Pritja dhe Mikpritja
Profesori ynë u mirëprit me ngrohtësi dhe respekt nga Politechnika Śląska. Gjatë vizitës, ai pati kënaqësinë të takohet me Dekanin e Fakultetit të Arkitekturës, PhD. DSc. Eng. Arch. Tomasz Bradecki, dhe shefen e Departamentit të Arteve të Bukura, Prof. Agnieszka Łakoma. Ata shprehën entuziazmin dhe gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me Universitetin e Prishtinës, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimeve ndër-akademike dhe artistike.
Takime dhe Bashkëpunime
Gjatë takimeve me përfaqësuesit e Fakultetit të Arkitekturës, u diskutuan mundësitë për zgjerimin e marrëveshjeve ndërmjet institucioneve tona. Temat e bashkëpunimit përfshijnë shkëmbimin e studentëve, organizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore, si dhe aktivitetet ndërkombëtare si punëtori artistike dhe ekspozita. Ky bashkëpunim synon të krijojë mundësi të reja për studentët dhe stafin tonë akademik për të ndarë njohuritë dhe përvojat e tyre.
Angazhimet Akademike
Profesor Pantina mbajti leksione tematike dhe zhvilloi punëtori praktike me studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Departamentit të Arteve të Bukura. Ai prezantoi teknika dhe qasje krijuese nga përvoja e tij artistike dhe ftoi kolegët polakë të marrin pjesë në Universitetin Veror në Prishtinë, një mundësi unike për të thelluar shkëmbimet ndërmjet studentëve dhe stafit të të dy universiteteve.
Përshtypjet dhe Përfundimi
Profesor Pantina shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen dhe bashkëpunimin që i është ofruar nga kolegët e Politechnika Śląska. Ai theksoi se këto kontakte janë të rëndësishme për zhvillimin e bashkëpunimeve afatgjata ndërmjet institucioneve tona dhe për promovimin e vlerave të përbashkëta akademike dhe artistike.
Fakulteti i Arteve, Universiteti i Prishtinës, është krenar për këtë arritje dhe për përfaqësimin e denjë të Profesor Pantinës. Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt pasurimit të dialogut artistik dhe akademik ndërkombëtar dhe nxitjen e mundësive të reja për zhvillimin e komunitetit tonë akademik dhe krijues.
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
The Faculty of Arts, University of Prishtina, is pleased to announce that our distinguished professor, Xhevdet Pantina, is conducting a visiting professorship at Politechnika Śląska – Silesian University of Technology, Faculty of Architecture (Wydział Architektury), in Gliwice, Poland.
This visit, organized in collaboration with Dr. Eng. Arch. Katarzyna Rosłon-Mazgaj, reflects our commitment to fostering international partnerships and creating new bridges in the fields of visual arts and architecture. Professor Pantina, a renowned artist specializing in painting and printmaking, is sharing his extensive expertise and knowledge with the students and academic staff of this prestigious institution.
Warm Welcome and Hospitality
Our professor was warmly welcomed by the Silesian University of Technology. During his visit, he had the honor of meeting the Dean of the Faculty of Architecture, PhD. DSc. Eng. Arch. Tomasz Bradecki, and the Head of the Fine Arts Department, Prof. Agnieszka Łakoma. Both expressed their enthusiasm and readiness to deepen collaboration with the University of Prishtina, highlighting the importance of academic and artistic exchanges.
Meetings and Collaborations
During the meetings with representatives of the Faculty of Architecture, discussions focused on expanding inter-institutional agreements, including student exchanges, joint research projects, and the organization of international activities such as artistic workshops and exhibitions. This collaboration aims to create new opportunities for students and academic staff to share their knowledge and experiences.
Academic Engagements
Professor Pantina delivered thematic lectures and conducted practical workshops with the students of the Faculty of Architecture and the Department of Fine Arts. He introduced creative techniques and approaches from his artistic practice and extended an invitation to his Polish colleagues to participate in the Summer University organized by the Faculty of Arts in Prishtina. This initiative represents a unique opportunity to deepen exchanges between students and staff from both universities.
Impressions and Conclusion
Professor Pantina expressed his gratitude for the hospitality and collaboration extended to him by his colleagues at Politechnika Śląska. He emphasized that such engagements are essential for the development of long-term collaborations between our institutions and for promoting shared academic and artistic values.
The Faculty of Arts, University of Prishtina, takes pride in this significant achievement and in the exceptional representation of Professor Pantina. This collaboration represents a key step toward enriching international academic and artistic dialogue and fostering new opportunities for the growth of our academic and creative community.