Dega e Arteve Muzikore
Në Degen e Arteve Muzikore janë të organizuara gjithsej 2 programe studimi në Bachelor dhe 3 programe të studimit në Master që përfshijnë të gjitha specializimet e veçanta përmes profileve të ndryshme.
Profilet BA kanë secili 240 kredite ECTS, të ndara në mënyrë të barabartë midis katër viteve akademike. Ndërsa, Profilet MA kanë 60 ECTS (profilet e performancës) dhe 120 ECTS (profil pedagogjik dhe përbërje). Gjuha e leksioneve në nivelin BA është në gjuhën amtare. Në lidhje me nivelin MA të studimeve, gjuha mund të kombinohet midis gjuhës amtare dhe angleze.
Këto programe të studimit janë si rezultat i një procesi gjithëpërfshirës të rishikimit dhe të reformimit të thellë që nga akreditimi i kaluar.
- BACHELOR I MUZIKËS – 240 ECTS
- PROFILET/SPECIALIZIMET:
- KOMPOZIM
- PEDAGOGJI MUZIKORE/EDUKIM MUZIKOR
- PROFILET/SPECIALIZIMET:
Në përputhje me misionin e UP-së për ofrimin e studimeve pedagogjike artistike dhe muzikore krijuese, Fakulteti i Arteve, Departamenti i Artit Muzikor (DAM) ofron programin e studimit bazik Bachelor of Music në dy profile: Kompozim dhe Edukim Muzikor.
Ky program studimi në mënyrë të kombinuar me lëndët artistike muzikore, analitiko-muzikore dhe ato të përgjithshme zhvillon kompetencat e parapara për nivelin Bachelor në studimet artistike sipas AEC [1]: a) kompetencat artistike/performuese/krijuese b) kompentenca analitiko-teorike muzikore dhe c) pedagogjike muzikore. Programi i studimit Bachelor of Music prodhon personel të kualifikuar e profesionistë të muzikës që do të japin mësim për lëndë teorike në shkollat profesionale të muzikës, qoftë edhe për lëndën e edukimit muzikor në shkollat e përgjithshme, fillore dhe të mesme.
- BACHELOR I MUZIKËS NË PERFORMIM – 240 ECTS
PROFILET/SPECIALIZIMET:
- PIANO (INSTRUMENTET TJERA ME TASTE/GODITJE DHE PERKUSIONET)
- KËNDIM
- DIRIGJIM
- INSTRUMENTE ME TELA DHE KITARA (violinë, violë, vilonçelo, kontrabas dhe kitara)
- INSTRUMENTE FRYMORE (flaut, klarinet, fagot, obo, trombone, trumbetë, kornë, saksofon)
Programi i studimit Bachelor i Muzikës në Performancë me anë të kombinimit të lëndvëe artistike muzikore -performuese , ato teorike muzikore analitike dhe të përgjtihshme prodhon instrumentiste/kënëgëtarë/dirigjent të kualifikuar për interpretim/performancë artistike në disa profile: interpretim/performancë artistike si solist i pavarur, anëtar i ansambleve dhe orkestrave profesionale, solist në orkestër, opera dhe forma të tjera të muzikës artistike e bashkëkohore. Një instrumentist i diplomuar përgatitet të kontribuojë si pedagog i interpretimit, në instrumentin përkatës, në nivelin e edukimit muzikor parauniversitar. Në përfundim të programit të studimit Bachelor of Music in Performance (për të gjitha profilet e këtij programi) studentët do të fitojnë aftësi artistike, njohuri muzikore analitike dhe njohuri dhe aftësi të përgjithshme.
[1] Asociacionit European të KOnservatoreve, Fakulteteve e Universiteteve të Muzikës
STUDIMET MASTER
MASTER I MUZIKËS - KOMPOZIM - 60 ECTS
Master i Muzikës në Kompozim ka për qëllim të zhvillojë më tutje dhe të thellojë aftësitë dhe njohuritë e studentëve në fushën e kompozimit, duke i zgjeruar ato sin ë kupti të teknikave kompozicionale, repertorit, zhanreve e portfoliove personale, gjë që ndikon në zhvillimin personal dhe artistik krijues të studentit. Ata zhvillojnë një qëndrim të thelluar ndaj procesit kreativ, dhe vetëdëshirë për eksperimentim në forma, gjini e zhanre të ndryshme.
MASTER I MUZIKËS - EDUKIM MUZIKOR – 120 ECTS
Në përputhje me misionin e UP-së për ofrimin e studimeve artistike krijuese dhe edukimit muzikor, Fakulteti i Arteve, Departamenti i Artit Muzikor (DMA) ofron Masterin e Edukimit Muzikor për të kontribuar në prodhimin e vlerave krijuese artistike dhe pedagogjike -muzikore të mësuesve të muzikës. Programi i studimit Master i Muzikës prodhon personel të kualifikuar dhe prodhon mësues profesionistë të muzikës për edukimin e përgjithshëm të muzikës dhe mësues për lëndë muzikore/analitike/teorike në shkollat profesionale të muzikës. Përveç aftësive të zhvilluara të mësimdhënies në nivelin Bachelor, studimet master zhvillojnë aftësitë kërkimore në fushën e edukimit muzikor, duke plotësuar kështu grupin e njohurive dhe aftësive të nevojshme për mësuesit e muzikës efektive dhe krijuese që trajtojnë sfidat e edukimit muzikor. Studenti realizon punimin hulumtues shkencor në disiplinat e ndryshme muzikore për cështjet e lidhura me fushën e gjerë të edukimit muzikor.
MASTER I MUZIKËS NË PERFORMIM – 60 ECTS
Studentët në këtë program studimi specializohen në nivel më të avancuar për shkathtësitë e performimit artistik në profilin përkatës duke synuar standardet e larta të performancës artistike; aftësive teorike-muzikore si dhe ato pedagogjike për muzikën instrumentale /këndimin/dirigjimin si dhe zhvillimin e individualitetit krijues e performues dhe pavarësisë së mendimit artistik, përmes studimit mentorial dhe shfaqjeve publike, si solist apo pjesë e ansambleve, korit,orkestrës apo formacioneve të tjera muzikore.
Krahas këtij fokusi primar në performim, këta student rrumbullakësojnë edhe përgaditjen e tyre pedagogjike -artistike dhe aftësohen përmes praktikës shkollore dhe lëndëve të fahut didaktiko-metodik që të punësohen si pedagog të performimit të profilit përkatës në shkollat e specializuara të muzikës. Me këtë dualitet ata kontribuojnë në ngritjen e vazhdueshme të kuadrove të specializuara të artit e të kulturës, duke zhvilluar e pëparuar profesionin e artistit performues përmes praktikes artistike shumëdimensionale.
- PROFILET/SPECIALIZIMET:
- PIANO
- SOLO KËNDIM
- INSTRUMENTE ME TELA DHE KITARA (violinë, violë, vilonçelo, kontrabas dhe kitara)
- INSTRUMENTE FRYMORE (flaut, klarinet, fagot, obo, trombone, trumbetë, kornë, saksofon)
- Interpretimi i veprës së prof. Dafina Zeqiri Nushi në Universitetin e Londrës, Goldsmith
- Ftese
- Vizita e drejtoreshës së Institutit të Historisë “Ali Hadri” në Fakultetin e Arteve
- Interpretimi i Vepres se profesoreshës Dafina Zeqiri Nushi “Sankta Catharina” - Koncert në Universitetin Wisconsin dhe VANDERBILT UNIVERSITY