THIRRJE E HAPUR EduDeArt

01 Korrik 2026
SHARE

A studion apo ke interes në arkitekturë, art, dizajn, urbanizëm apo shkenca shoqërore? Dëshiron të kontribosh me ide konkrete për zhvillimin e hapësirave publike në Lipjan?

Bashkohu me Forumin për Intervenime në Hapësira Publike në Lipjan dhe bëhu pjesë e një grupi që do të analizojnë, diskutojnë dhe zhvillojnë koncepte kreative për përmirësimin e hapësirave publike të qytetit.

RRETH PROJEKTIT

Forumi për Intervenime në Hapësira Publike në Lipjan është një iniciativë që synon të angazhojë të rinjtë, profesionistët dhe komunitetin lokal në identifikimin dhe zhvillimin e ideve për përmirësimin e hapësirave publike në Komunën e Lipjanit. Përmes një serie takimesh, punëtorish, hulumtimesh në terren dhe konsultimesh me ekspertë, projekti do të krijojë një forum multidisiplinar që do të analizojë nevojat e komunitetit dhe do të zhvillojë koncepte konkrete për ndërhyrje në hapësira publike. Projekti zbatohet nga Edu De’Art në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit dhe përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia.

ÇKA PËRFITON?

✅ Punë me ekspertë të fushës

✅ Përvojë praktike në hulumtim dhe zhvillim konceptesh

✅ Pagesë për angazhimin në forum, punëtori dhe aktivitetet hulumtuese

✅ Certifikatë pjesëmarrje

📅 Afati i aplikimit: 12 korrik 2026

📩 Aplikoni duke dërguar email në: [email protected]

• CV-në tuaj

• Një letër motivimi duke elaboruar arsyet pse ju jeni kandidati i duhur

KRITERET E APLIKIMIT

Për të aplikuar, kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:

• Të jenë të moshës 18–30 vjeç;

• Të jenë studentë të nivelit Bachelor ose Master në fushat e arkitekturës, arteve, dizajnit, urbanizmit, planifikimit hapësinor ose shkencave sociale;

• Ose të jenë të sapodiplomuar në njërën nga fushat e lartpërmendura;

• Të kenë interes për zhvillimin e hapësirave publike, artin, komunitetin dhe angazhimin qytetar;

• Të jenë të gatshëm të marrin pjesë aktivisht në takimet, punëtoritë dhe aktivitetet e projektit gjatë periudhës së zbatimit.

• Përparësi në aplikim kanë studentët e Komunës së Lipjanit

Le të imagjinojmë dhe ndërtojmë së bashku hapësira publike më kreative, artistike, funksionale dhe më të gjalla për Lipjanin! 🌿🏙️🎨

#EduDeArt #Lipjan #HapesiraPublike #Arkitekture #Art #Urbanizem #EJAKosove KCSF