Vizita në Spanjë në kuadër të Erasmus +

09 Qershor 2023
SHARE

Profesorët e Fakultetit të Arteve të Universistetit të Prishtinës disa ditë më parë ka vizituar Spanjën në kuadër të Erasmus +. Me këtë rast, gjatë vizitës në ESAD, fakultet të dramës në Sevillë të Spanjës në atmosferë mikpritjeje të dekanit, Prof. dr. Hazir Hazirit, koordinatorit, Prof. ass. Genc Rezniqi si dhe shefit të departamentit të Dizajnit të Komunikimit, Prof.ass.dr. Rrezeart Galica nikoqirasit, rektori Miguel Salvador Sánchez Cegarra dhe Euphrasio Lucena Munoz  rezervuan një pritje e prezantim të posaçëm  për mysafirët nga Kosova.

Gjatë vizitës mysafirët u njohën me pjesën infrastrukturore e edukuese të këtij institucioni. Tutje pjesa e stafit akademik, profesorë spanjollë të drejtimeve të ndryshme kishin bërë një pritje tjetër të jashtëzakonshme për profesorët nga Fakulteti i Arteve të Universitetit të Prishtinës. Nga ky takim të dy palët shkëmbyen përvojat e tyre edukuese me studentët si dhe mënyrat e bashkëpunimkt në kuadër të Erasmus+. Në këtë mënyrë u morën vesh që të ndërtohen urat e bashkëpunimit mes tyre dhe të përcjellin përvojën më të mirë deri tek studentët.

Ditët në vazhdim stafi menaxhmentit të FA-së vizituan Universidad de Sevilla BB AA Bellas Artes në Sevillë ku u mirëpritën nga dekani Daniel Bilbao si dhe zëvendësdekani për relacione ndërkombëtare, Manuel Fernando Mancera Martinez.

Nikoqirët prezantuan hapësirat e ligjërimeve teorike dhe praktike me ç’rast ndanë përvojën e veçantë dhe reflektimin që në një të ardhme t’i thellojnë këtë njohje me FA të UP-së si dhe të shohin mënyra të reja bashkëpunimi për studentët dhe stafin ndëruniversitar.