Ura me tri harqe

23 Maj 2023
SHARE

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se Fakulteti i Arteve do të jetë nikoqir i edicionit të trembëdhjetë të ngjarjes së përbashkët  kulturore, “Ura me tri harqe”, e të tri institucioneve shqipfolëse të arsimit të lartë: Universiteti i Arteve- Tiranë, Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës si dhe Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës

Ky Manifestim gjatë këtyre dy ditëve do të shfaqë, ekspozojë e performojë, projektet artistike më me vlerë përgjatë vitit akademik 2022-23, si filma me metrazh te shkurtër, dokumentarë, shfaqje teatrale, ekspozitën e koncertin e përbashkët të tri Universiteteve. Poashtu këtë vit kemi nderin që urës tonë, t’i bashkangjesim edhe  një shfaqje mysafire nga studentët e Fakultetit të Arteve Dramatike në Shkup.

Bashkëlidhur gjeni programin e veprimtarive artistike që do të prezantohen përgjatë dy ditëve 25-26 maj 2023.