Apliko në programin Master të Akademisë së Arteve të Bukura në Pragë – FAMU

19 Janar 2023
SHARE

Edhe një javë kohë (25 janar 2023) për të aplikuar në programin Master të Akademisë së Arteve të Bukura në Pragë – FAMU.

Për vitin e nëntë me radhë Qendra Kinematografike e Kosovës ofron mundësinë e aplikimit në shkollën e filmit dhe televizionit të Akademisë së Arteve të Bukura në Pragë – FAMU.

FAMU është themeluar me dekret presidencial në vitin 1945 dhe ofron programe të akredituara dhe të çertifikuara të studimit si në gjuhën çeke ashtu edhe në atë angleze.

Memorandumi i lidhur mes QKK-së, MKRS-së dhe FAMU-së, ofron mundësinë e edukimit audio-vizuel për qytetarët e Republikës së Kosovës në këtë Akademi. Bursa vlen vetëm për shtetas të Republikës së Kosovës me vendbanim të përhershëm në Kosovë.

Kushtet për regjistrim në shkollën e filmit FAMU përcaktohen nga shkolla e filmit dhe televizionit të Akademisë së Arteve të Bukura me seli në Pragë, të cilët gjithashtu bëjnë edhe intervistimin dhe përzgjedhjen.

Për t’i parë kriteret dhe afatet ju lutem shkoni në webfaqe të FAMU-së duke klikuar KËTU.