Thirrje per aplikime per Programin Fulbright Specialist 2023

07 Mars 2023
SHARE

Bordi i Shkëmbimit Arsimor Shtete të Bashkuara të Amerikës (USKEB) – Kosovë, fton të gjitha institucionet nikoqire kosovare që të dorëzojnë projekt propozimet e tyre për Programin Fulbright Specialist (FSP), përmes të cilit studiues dhe profesionistë amerikanë të kualifikuar, mund të vijnë në Kosovë për dy deri në gjashtë javë për të implementuar projektin e definuar.

Për arsye të planifikimit strategjik dhe implikimeve buxhetore për programin Fulbright Specialist, kërkohet që çdo profesor ose aplikant nga njësia akademike përkatëse të ketë miratimin paraprak nga rektori i universitetit. Arsye për nevojën e miratimit nga rektori janë detyrimet financiare që dalin për UP-në nga ky program.

Projektet duhet të dorëzohen përmes portalit të World Learning jo më vonë se 24 prill, 2023. Data e fillimit të implementimit të projekteve duhet të jetë jo më herët se 1 tetor, 2023, dhe duhet të kompletohen jo më vonë se më 30 shtator, 2024.

Programi Fulbright Specialist në Kosovë mund të ofroj deri në dhjetë (10) grante për vit akademik.

Për të aplikuar klikoni në linkun: https://worldlearning-community.force.com/FSPHost/

Për më shumë informata rreth programit, ju lutem vizitoni: https://xk.usembassy.gov/fulbright_specialist/

Ky program bashkëfinancohet nga Departamenti i Shtetit Amerikan dhe Qeveria e Kosovës.