Thirrje për mbështetje financiare të studentëve të cilët i përkasin kategorisë së personave me aftësi të kufizuara

11 Korrik 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës ka hapur thirrjen për aplikim për mbështetje financiare për studentët, të cilët i përkasin kategorisë së personave me aftësi të kufizuara.

Mbështetja do të jetë në lartësi deri në 450,00 euro, varësisht numrit të përfituesve dhe buxhetit të miratuar nga Këshilli Drejtues.

Për kriteret dhe procedurën e aplikimit, kliko thirrjen e plotë KËTU.

Afati për aplikim është i hapur deri më datë 18 korrik 2023, në ora 16:00.

 

SQARIM:
Studentët që gjatë aplikimit për student në UPHP nuk kanë deklaruar se janë studentë me aftësi të kufizuara, ata momentalisht nuk kanë të drejtë për aplikim për mbështetje financiare.


Për deklarim, duhet të bëjnë kërkesë në SEMS në menynë: Kerkesa, nën menynë: Kerkesa/Ankesa. 

Pastaj do t'u jepet mundësia për aplikim.