Hapet Media Club në kuadër të Laboratorit të Dizajnit dhe Inovacionit

22 Mars 2024
SHARE

Departamenti i Arteve te Bukura në Fakultetin e Arteve njofton se është hapur Media Club në kuadër të Laboratorit të Dizajnit dhe Inovacioneve.

Çfarë është Media Club? 

Media Club është një platformë e cila do funksionojë në kuadër të Laboratorit të Dizajnit dhe Inovacioneve dhe ka për qëllim të bashkojë studentët të cilët shfaqin interes për mediat, dizajnin dhe inovacionin. Ky klub ofron një mjedis kreativ dhe të përshtatshëm për bashkëpunim, hulumtim dhe përvojë praktike në fushën e medias dhe dizajnit.

 

Kush mund të na bashkohet? 

Të gjithë studentët e Fakultetit të Arteve të cilët janë të apasionuar pas dizajnit grafik, fotografisë, videos dhe arteve të tjera vizuele në përgjithësi, mund të aplikojnë për tu regjistruar në Media Club.

Numri i anëtarëve është i kufizuar andaj dhe aplikimet do të shqyrtohen duke u bazuar në kritere specifike.

 

Për informata më të hollësishme rreth regjistrimit mund të na kontaktoni përmes e-mail’at: [email protected] , [email protected] .