“Ekspozita e Tetorit - Çmimi Profesor Muslim Mulliqi”

10 Nëntor 2021
SHARE

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë për hapjen e ekspozitës tradicionale “Prof. Muslim Mulliqi”.

Sot në Galerine e Arteve të Fakultetit të Arteve u hap “Ekspozita e Tetorit - Çmimi Profesor Muslim Mulliqi”
Është ekspozitë me përmbledhjen vjetore të punimeve artistike të studentëve të Fakultetit të Arteve në Universititin e Prishtinës “Hasan Prishtina” kuruar nga komisioni në përbërje të: Prof. Adem Rusinovcit; Prof. Ismet Jonuzit dhe Asistentit Arton Behramaj, të cilët kan përzgjedhur punimet më reprezentative të studentëve nga viti akademik 2020-21.

Ekspozita u hap në praninë e Rektorit të Univeritetit të Prishtinës Prof.Dr. Naser Sahiti dhe Dekanit të F. Arteve Prof.Dr. Hazir Haziri me ç’rast u nda edhe çmimi “Prof. Muslim Mulliqi” për studentën Ulpiana Kurtuaj.
Ky eveniment është i një rëndësie të veҫantë si për studentët, ashtu edhe për pedagogët e Fakulteti tonë, nën mentorimin e të cilëve janë krijuar dhe ekspozuar këto punime.

Kjo ekspozitë është e hapur edhe për publikun deri më 20 nentor 2021

Momente nga hapja e ekspozites